Të premten, temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 7°C, përgjatë bregdetit të Detit të Zi deri në 10°C, ndërsa në ultësira dhe lugina do të zbresin edhe nën 0°C; në Sofje do të jetë rreth 2°C.
Në orët e paradites, në disa zona të fushave do të ketë mjegull ose re të ulëta. Gjatë ditës, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të lehta të larta. Do të fryjë pak ose aspak erë. Temperaturat maksimale do të jenë nga 18 deri në 23°C, ndërsa në kryeqytet rreth 19°C.
Në bregdetin e Detit të Zi, moti do të jetë kryesisht me diell, me dukshmëri të ulët në mëngjes. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 19–21°C. Temperatura e ujit të detit do të jetë 16–18°C, dhe dallgëzimi i detit do të jetë 1–2 ballë.
Në male moti do të jetë me diell dhe me erë të lehtë. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 16°C, ndërsa në 2000 metra rreth 9°C.
Të shtunën, kushtet meteorologjike do të mbeten pothuajse të pandryshuara. Në mëngjes, përgjatë lumit Danub, do të ketë më shumë mjegull. Temperaturat minimale do të rriten pak dhe do të jenë kryesisht nga 3 deri në 8°C, ndërsa maksimalet do të bien lehtë, duke u luhatur nga 17 deri në 22°C.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..