Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Akademia Bullgare e Shkencave nderon iluministët e popullit me një ceremoni dhe ekspozitë solemne

Foto: Akademia Bullgare e Shkencave

Akademia Bullgare e Shkencave do të festojë sot, 31 tetor, Ditën e Iluministëve të Popullit – 1 nëntor, me një ceremoni dhe ekspozitë solemne, raportoi BTA. Ngjarja do të hapet nga presidentja e akademisë Evelina Sllavçeva, dhe Akad. Ivan Granitski do të mbajë një fjalim me temën "Iluministët e Popullit dhe Ringjallja Shpirtërore e Atdheut".

Në hollin e akademisë, Biblioteka Qendrore dhe Arkivi Shkencor i Akademisë Bullgare të Shkencave do të paraqesin një ekspozitë kushtuar 175-vjetorit të lindjes së shkrimtarit të madh bullgar Ivan Vazov. Ekspozita do të përfshijë mbi një mijë botime nga fondi i bibliotekës dhe dokumente arkivore të vlefshme - objekte, letra dhe poezi që lidhen me veprën dhe personalitetin e shkrimtarit.

Me rastin e festës, do të ndahen çmimet për arritje të larta shkencore të Unionit të Shkencëtarëve në Bullgari dhe çmimet e Akademisë për gazetarët.

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: Akademia Bullgare e Shkencave



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Georg Georgiev: Mbështetja e përbashkët për Ukrainën dhe presioni ndaj Rusisë duhet të vazhdojnë

“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..

botuar më 25-11-26 4.52.MD

Çmimet e gazit natyror do të bien me mbi 4% në dhjetor

Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..

botuar më 25-11-26 3.54.MD

Sipas shumicës në pushtet, deficiti real në Buxhetin 2026 do të jetë 2.7%

Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..

botuar më 25-11-26 1.41.MD