Më shumë se 80% e bullgarëve do të fillojnë të përdorin inteligjencën artificiale gjatë tri viteve të ardhshme, nga të gjitha grupmoshat e shoqërisë. Aktualisht, pothuajse nuk ka nxënës bullgar që të mos përdorë ChatGPT kur përgatit detyrat e shtëpisë. E gjithë kjo sjell sfida të reja për mësuesit dhe për sistemin arsimor në tërësi. Kjo u bë e qartë gjatë Konferencës Ndërkombëtare, të organizuar nga Shkolla Bullgare Javore “Shën Kirili dhe Metodi” në Athinë, raporton gazetarja e Radio Bullgarisë, Gergana Mançeva. Temë e konferencës është “Inteligjenca artificiale dhe arsimi: Rruga drejt mësimdhënies inovative në shkollë”.

Forumin e hapi Mimi Niçeva, drejtoreshë e shkollës së të dielës, ndërsa pjesëmarrësit u përsëndetën nga Mariana Petrova nga Ambasada Bullgare në Athinë dhe rektori i Universitetit të Plovdivit “Paisij Hilendar”, prof. dr. Rumen Mlladenov.

Ligjëruesit e ftuar, Boris Mihajllov dhe Bozhana Mihajllova, doktorantë në Fakultetin e Pedagogjisë në Universitetin e Plovdivit, njohën pjesëmarrësit me kontributin e Bullgarisë në prototipet e inteligjencës artificiale, të zhvilluara që në vitet ’90 të shekullit të XX, si dhe me përdorimin praktik të ChatGPT-së në arsimin në shkollat e së dielës.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook /Adriana Lubenova
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..