Përfitimet e papunësisë në Sofje vazhdojnë të jenë mbi pagën minimale, sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Ato janë më të lartat në vend dhe mesatarisht janë 1,145 leva (585.43 euro). Përfitimi më i ulët merret nga njerëzit pa mjete jetese në Kërxhali - 669 leva (342.05 euro).
Përfitimi mesatar i papunësisë për të gjithë vendin është 827 leva (422.84 euro). Tradicionalisht, shuma më e madhe e përfitimit të papunësisë në vend merret nga burrat në kryeqytet. Sipas të dhënave të fundit, ajo është mesatarisht 1,260 leva (644.23 euro), domethënë është më e lartë se paga minimale prej 1,213 leva (620.2 euro), e cila është planifikuar për vitin e ardhshëm. Kompensimi për gratë pa mjete jetese në Sofje, sipas të dhënave të fundit, është 1048 leva (535.83 euro). Burrat e papunë në Varna vijnë më pas – me pak mbi 1007 leva (514.87 euro) kompensim mesatar.
Në asnjë rajon tjetër në vend shuma nuk i kalon 1000 leva (500 euro). Të papunët e regjistruar me të drejtë kompensimi në të gjithë vendin janë pak mbi 58,000 persona. Ata janë 40% e të gjithë 148,000 personave pa mjete jetese të regjistruar në zyrat e punës.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Ani Petrova, BNR
Pak minuta para se të fillonte leximi i dytë - përfundimtar - i buxhetit të shtetit për vitin 2026 në Asamblenë Kombëtare, kreu i forcës më të madhe parlamentare GERB-SDS, Bojko Borisov, ndaloi procedurën, duke e kthyer projektligjin për rishikim..
Nën emrin BGBizHub, sipërmarrësit bullgarë në Berlin kanë bashkuar forcat për të promovuar dhe zhvilluar bizneset e tyre vendase në Gjermani. "Si çdo biznes tjetër - jo vetëm në Berlin dhe jo vetëm biznesi bullgar, aktualisht po përballemi me disa..
Gjashtë shtete, mes tyre edhe Bullgaria, janë të ekspozuara ndaj rrezikut të mosrespektimit të kuadrit fiskal të BE-së në vitin 2026. Këtë e tregon paketa e vjeshtës e Semestrit Evropian, e miratuar nga Komisioni Evropian mbi buxhetet e vendeve..