Presidenti Rumen Radev ktheu për diskutim të ri në parlament ndryshimet ligjore të miratuara, me anë të të cilave shitja e aseteve të kompanisë ruse Lukoil në vend do të bëhet pas një vendimi të Këshillit të Ministrave, me kusht që të jepet një mendim pozitiv nga Agjencia Shtetërore për Sigurinë Kombëtare.
Sipas dispozitave të miratuara, agjencia do të kryejë një studim paraprak dhe do të japë një mendim me shkrim para çdo transaksioni me aksione të Lukoil në Bullgari.
Në arsyet e vetos, Presidenti thekson se ligji e bën qeverinë të varur në mënyrë operative nga mendimi i agjencisë së inteligjencës, gjë që është e papranueshme nga pikëpamja e Kushtetutës. Theksohet se vendosja e kushteve shtesë për kompani specifike nuk është në përputhje me kërkesat e ligjit të BE-së.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..