Anija fantazmë “VIVA 962” ndryshoi të paktën 10 emra dhe shumë pronarë përpara se të shfaqej çuditërisht pranë Kepit Emine më 1 nëntor. Ekuipazhi përbëhet nga një kapiten dhe një mekanik me pasaporta ukrainase nga Harkivi, raporton portali "24 Çasa".
Cisterna e vogël, e destinuar për transportin e vajrave ushqimorë, i habiti shërbimet bullgare, sepse askush në Burgas nuk po e pret për riparime, gjë që është arsyeja e dhënë nga ekuipazhi për ardhjen në Bullgari.
“VIVA 962” e gjatë 84 metra (IMO: 8878764) u ankorua në Kepin Emine dhe vetë kapiteni 65-vjeçar bëri kontakt radio me autoritetet. Anija është ndërtuar në vitin 1993. Regjistrimi i saj nën flamurin panamez skadoi në vitin 2024.
Mbetet e paqartë se si ekuipazhi prej dy personash arriti ta nxirrte anijen nga ujërat ruse, dhe gjatë operacioneve ushtarake.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Facebook
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..