Zëvendëskryeministrat dhe ministrat e transportit, Grozdan Karaxhov dhe Aleksandër Nikolloski, nënshkruan në Gjueshevo një Marrëveshje për fillimin e ndërtimit të tunelit hekurudhor midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Objekti është pjesë e korridorit transportues “Ballkani Perëndimor – Mesdheu Lindor” dhe e Korridorit strategjik №8.Në firmosje ishin të pranishëm ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së dhe NATO-s, të cilët udhëtuan për në Gjueshevo me trenin “Korona Ekspres”, së bashku me delegacionin qeveritar bullgar.
Zëvendëskryeministri Karaxhov theksoi se “dita e sotme ringjall një ide më shumë se njëqindvjeçare – lidhjen hekurudhore midis Sofjes dhe Shkupit”, projektet e para të së cilës datojnë që nga viti 1897. Ai kujtoi se në vitin 1942, linja arriti deri në Gjueshevo, por u ndërpre për shkak të luftërave dhe ndarjeve politike, ndërsa “sot Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë përgjegjësinë të përfundojnë atë që është nisur.” Karaxhov shpjegoi se pjesa hekurudhore e Korridorit №8 ka një gjatësi prej rreth 1 350 kilometrash, prej të cilëve 747 kilometra ndodhen në territorin bullgar, dhe Bullgarisë i mbetet për t’u ndërtuar vetëm segmenti i fundit kufitar – rreth 2.4 kilometra nga Gjueshevo deri në Deve Bair.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: mtc.government.bg
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..