“Nuk çuditem që u hodh poshtë veton e presidentit lidhur me shitjen e aktiveve të “Lukoil”, sepse edhe në këtë temë kaq delikate, serioze dhe shqetësuese nuk pati asnjë argument apo diskutim”, tha nënpresidentja Ilijana Jotova para gazetarëve në qytetin Levski, raporton BTA. “Ky është një qëndrim ndaj institucionit presidencial, por është gjithashtu një qëndrim ndaj shtetit”, komentoi më tej Jotova. Sipas saj, deri më tani as ministri i energjetikës, as kryeministri, as ndonjë nga shumica qeverisëse nuk i ka qetësuar qytetarët bullgarë se nuk do të ketë problem me karburantet. Ajo theksoi se nuk dihet çfarë do të ndodhë me rafinerinë, nga ku dhe si do të vijnë furnizimet e reja, çfarë masash do të merren për të mos u rritur çmimet e produkteve të naftës dhe cili do të jetë fati i mijëra njerëzve që punojnë në rafineri. Jotova e përcaktoi procesin rreth rafinerisë si jotransparent, ku synohet që ajo të shitet tek persona të afërt me qeverinë, por që kanë probleme me pronësinë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..