Shtëpia e Kulturës “Boris Hristov” në qytetin e Plovdivit është nikoqire e edicionit të përvitshëm të Plovdiv Jazz Fest 2025. Nga sot deri më 9 nëntor, festivali mbledh muzikant xhaz nga Bullgaria dhe bota, duke ofruar një program të larmishëm me koncerte, klasa mjeshtërore dhe ngjarje të tjera të drejtuara ndaj dashamirësve të xhazit dhe muzikës në përgjithësi. Publiku do të ketë mundësinë të dëgjojë live këngëtaren amerikane Liz Wright me kuartetin e saj, pianistin dhe kompozitorin suedez të xhazit Jakob Karlson në një koncert me pjesëmarrjen e veçantë të këngëtares suedeze të xhazit Victoria Tolstoy, si dhe grupin legjendar Yellowjackets. Në programin kryesor të festivalit do të jenë gjithashtu All Stars Big Band, projekt i Prof. Hristo Jocov, kuarteti i pianistit Milen Kirov, i cili jeton në Los Anxheles, dhe grupi emblemë bullgar Zone C.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Plovdiv Jazz Fest
Zëri unik i Lili Ivanovës - ikona e muzikës bullgare, e cila ka emocionuar breza të tërë fansash për më shumë se gjashtë dekada , do ta kënaqë publikun e Plovdivit. Koncerti në “Qytetin е Kodravе”, siç është i njohur Plovdivi, do të..
Më 16 nëntor 2025 në orën 19:30 në katedralen katolike "Shën Jozefi" në Sofje do të mbahet një koncert barok, i dedikuar festës së mbrojtëses së muzikës kishtare – martires romake shenjtja Cecilia. Koncerti "Cantantibus organis" është pjesë nga një seri..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: BTA, arkiv, Facebook/ Yanka Rupkina (Zyrtare), arkiv personal