Të martën, temperaturat minimale do të lëvzin nga 8 deri në 13°, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 9°. Gjatë ditës reshjet do të përfshijnë gjithë vendin, dhe më të dendura do të jenë në rajonet verilindore dhe në Bullgarinë Qendrore. Pas mesditës, reshjet do të ndalen nga perëndimi. Në perëndim vranësirat do të shpërndahen dhe do të zvogëlohen. Në të gjithë vendin do të fryjë erë deri në mesatare, ndërsa në Rrafshinën e Danubit dhe në Ultësirën e Trakisë së Sipërme, herë pas here do të jetë e fortë, me drejtim nga perëndimi-veriperëndimi. Do të depërtojë ajër relativisht i ftohtë. Temperaturat maksimale do të jenë nga 10 deri në 15°, në kryeqytet rreth 11°.
Në bregdetin e Detit të Zi do të jetë me re dhe reshje shiu. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 15–17°, ndërsa ajo e ujit të detit 16–17°. Dallgëzimi do të jetë rreth 2 ballë.
Në malet do të jetë me re. Në shumë zona do të ketë reshje shiu, ndërsa mbi 1800 m mbi nivelin e detit edhe reshje dëbore. Reshjet më të vazhdueshme dhe më të dendura do të jenë në pjesët qendrore dhe lindore të malit Stara Pllanina. Do të fryjë erë e fortë, ndërsa në majat më të larta edhe erë e stuhishme nga veriu-veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë rreth 10°, ndërsa në 2000 m rreth 4°.
Të mërkurën, mundësia për reshje do të ulet. Në Bullgarinë Perëndimore do të mbizotërojë moti i kthjellët, ndërsa në lindje vranësirat do të jenë të shpërndara. Era nga veriperëndimi do të dobësohet. Temperaturat minimale do të ulen pak, ndërsa ato ditore do të jenë pak më të larta.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Pixabay
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..