Të mërkurën, temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Era do të dobësohet dhe do të pushojë. Vende-vende në ultësira dhe lugina do të ketë mjegull ose re të ulëta.Gjatë ditës, vranësirat në shumë pjesë të vendit do të ulen duke lënë mot kryesisht me diell. Para mesditës, mbi Bullgarinë Lindore, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme, por gradualisht do të shpërndahen. Temperaturat maksimale do të jenë nga 12 deri në 17°, ndërsa në kryeqytet rreth 12°.
Në bregdetin e Detit të Zi do të ketë vranësira të shpërndara. Reshjet do të ndalen. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 14-15°, ndërsa temperatura e ujit 16-17°. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 2-3 ballë.
Në malet do të mbajë mot me diell, me vranësira të shpërndara, kryesisht të larta. Do të fryjë erë e moderuar nga veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 10°, ndërsa në 2000 m rreth 3°.
Të enjten do të ketë vranësira të shpërndara dhe nuk do të ketë reshje. Temperaturat minimale do të ulen dhe do të jenë midis 1 dhe 6°, ndërsa maksimale midis 11 dhe 16°.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: EPA/BGNES
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..