Presidenti Rumen Radev vendosi veton ndaj ndryshimeve ligjore lidhur me emërimin e një menaxheri të veçantë tregtar në rafinerinë e "Lukoil" në Burgas. Në arsyetimin e tij, kreu i shtetit thekson se ndryshimet minojnë sundimin e ligjit në vend, bien ndesh me normat kryesore ligjore evropiane dhe paraqesin një rrezik të lartë për financat publike. Ai kujton se çështja e menaxherit të veçantë u rregullua ligjërisht që dy vjet më parë, duke përfshirë masa sigurie kundër abuzimeve, të pranuara edhe në vende të tjera evropiane me raste të ngjashme, për të minimizuar rrezikun e padive financiare ndaj shtetit. Me ndryshimet e miratuara të premten, këto masa sigurie hiqen pa argument.
Sipas presidentit, ndryshimet vendosin edhe rregulla të reja: menaxheri i veçantë mund të disponojë pa kufizime mbi aksionet dhe pjesëmarrjet në kapitalin e ndërmarrjeve të prekura, mund të shesë pronën e tyre, ndërsa kontratat që nënshkruan dhe aktet e organeve shtetërore do të jenë jashtë kontrollit administrativ dhe gjyqësor. Në praktikë, ndryshimet ligjore parashikojnë një nacionalizim të tërthortë të aktiveve të ndërmarrjeve dhe mundësinë për t’i transferuar më pas tek një rreth i pacaktuar i palëve të treta. Në këtë mënyrë, hapet një rrugë e gjerë për arbitraritet dhe abuzime, mendon Radev.
Më 7 nëntor, pas dy leximesh, parlamenti zgjeroi kompetencat e menaxherit të veçantë të një objekti të infrastrukturës kritike në vend me ndryshimet e miratuara. Më herët gjatë ditës, në korridoret e parlamentit, lideri i GERB, Bojko Borisov, njoftoi se tashmë u përcaktua se kush do të marrë postin e menaxherit të veçantë të rafinerisë në Burgas dhe emri u koordinua me SHBA-të dhe partnerët tanë evropianë.
Lexoni më shumë në arkivin tonë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski akuzoi gazetarin bullgar maqedonas të sulmuar Vlladimir Perev për inskenim dhe vetëlëndim, raportoi BGNES. Më 21 nëntor, në një dyqan në qendër të Shkupit, Perev u sulmua para..
Në një dyqan në Shkup, publikisht, me fjalë dhe goditje, u sulmua gazetari dhe doajen i komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut, Vlladimir Perev. Për ngjarjen informoi vetë ai në një publikim në faqen “Tribuna”. Perev, i cili është 80 vjeç, u..
Bisedova shumë herë me ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut Timço Mucunski. Ai e di shumë mirë dhe qartë qëndrimin tonë. Roli i tij është të bindë qeverinë e vet të respektojë konsensusin e vitit 2022. Këtë e tha ministri i jashtëm bullgar Georg..