Qeveria miratoi projektin për buxhetin shtetëror të Bullgarisë për vitin 2026, si dhe Parashikimin e përditësuar buxhetor afatmesëm për periudhën 2026–2028. Në lidhje me vendosjen e euros më 1 janar 2026, llogaritjet janë bërë në euro me kursin zyrtar të këmbimit prej 1,95583 leva për 1 euro.
Parashikimi makroekonomik është për një rritje ekonomike deri në 2,7% në vitin 2026 dhe inflacion mesatar vjetor për vitin 2026 prej 3,5%, për vitin 2027 – 2,9%, dhe për vitin 2028 – 2,5%.
Parashikohet që gjatë vitit 2026 borxhi shtetëror të arrijë në 37,6 miliardë euro (31,3% e PBB-së).
Nga 1 janari është planifikuar një rritje e pagës minimale mujore nga 550,67 euro në 620,20 euro, si dhe përditësimi i pensioneve të punës që janë dhënë deri më 31 dhjetor të këtij viti, duke filluar nga 1 korriku i vitit përkatës, sipas të ashtuquajturit “rregull zviceran”, me 7,6%.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Pak minuta para se të fillonte leximi i dytë - përfundimtar - i buxhetit të shtetit për vitin 2026 në Asamblenë Kombëtare, kreu i forcës më të madhe parlamentare GERB-SDS, Bojko Borisov, ndaloi procedurën, duke e kthyer projektligjin për rishikim..
Nën emrin BGBizHub, sipërmarrësit bullgarë në Berlin kanë bashkuar forcat për të promovuar dhe zhvilluar bizneset e tyre vendase në Gjermani. "Si çdo biznes tjetër - jo vetëm në Berlin dhe jo vetëm biznesi bullgar, aktualisht po përballemi me disa..
Gjashtë shtete, mes tyre edhe Bullgaria, janë të ekspozuara ndaj rrezikut të mosrespektimit të kuadrit fiskal të BE-së në vitin 2026. Këtë e tregon paketa e vjeshtës e Semestrit Evropian, e miratuar nga Komisioni Evropian mbi buxhetet e vendeve..