Banka Popullore e Bullgarisë (BNB), në rubrikën e saj “Pyetje dhe përgjigje” për aplikimin e euros, publikoi një sqarim se si do të shënohet dhe shkruhet monedha e përbashkët në përputhje me rregulloret e BE-së. Sipas kërkesës që emri i monedhës duhet të jetë i njëjtë në të gjitha gjuhët e BE-së – “euro”, duke lejuar vetëm përshtatjen me alfabetet e ndryshme, në gjuhën bullgare monedha shkruhet „евро“ (euro), dhe jo në forma të tjera (p.sh. „еуро“ ose „ойро“). Shkurtimi zyrtar i euros është “EUR”, i cili është i njëjtë për të gjitha gjuhët.
Për shkrimin e shumave monetare zbatohen këto rregulla:
- Kur nuk tregohet një shumë konkrete, monedha shkruhet me fjalë – për shembull: “shumë në euro”.
- Kur tregohet një numër, vendoset një hapësirë e pandashme – për shembull: “shuma e nevojshme është 12 500 EUR” ose “u vu re një diferencë prej 1 550 EUR”.
Simboli grafik i euros €, rekomandohet për përdorim në grafika, njoftime për shtyp dhe publikime të destinuara për publikun e gjerë (p.sh.: “30 €”). Simboli bazohet në shkronjën greke epsilon, dhe dy vijat paralele në të simbolizojnë stabilitetin.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Pixabay
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari ka qenë në eurozonë për një kohë të gjatë. Çmimet nuk do të pësojnë ndryshime të rëndësishme pas futjes së monedhës së përbashkët. Kjo u tha nga financieri Levon Hamparcumjan në Konferencën e 11-të Kombëtare..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 3 për qind këtë vit. Në vitin 2026, shkalla e rritjes do të ngadalësohet në 2.7 për qind, parashikon Ministria e Financave në Parashikimin e saj Makroekonomik të Vjeshtës. Analiza është ngarkuar në faqen e..
Duke pasur parasysh numrin në rënie të popullsisë në vend, Këshilli Fiskal rekomandon qeverisë të ndërmarrë masa për kursime në Buxhetin 2026. Masat janë: ulja e administratës komunale përmes bashkimit të komunave; optimizimi i numrit të policisë;..