Nominimi për menaxher special, i cili do të marrë përsipër katër kompanitë e "Lukoil Bullgaria", është Rumen Specov, njoftoi Ministri i Ekonomisë Petër Dillov. "Personi i nominuar nga unë përmbush të gjitha kërkesat ligjore", ishte kategorik Dillov. Vendimi u diskutua në Këshillin e Sigurisë pranë Këshillit të Ministrave, të thirrur nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në lidhje me sanksionet e shpallura nga SHBA-të kundër kompanisë, të cilat do të hyjnë në fuqi më 21 nëntor. Rumen Specov është aktualisht drejtor ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave. Ish-kampioni i bodibildingut dhe eksperti i politikës tatimore drejtoi agjencinë gjatë kohës së Ministrit të Financave në detyrë Asen Vasilev në vitin 2021.
"Rafineria është një element i infrastrukturës kritike për të cilën shteti ka angazhime në dobi të shoqërisë. Qëllimi është që ajo të vazhdojë aktivitetet e saj operative pa pengesa pas 21 nëntorit", tha Kryeministri Rosen Zheljazkov.
Ju kujtojmë se Presidenti Rumen Radev vuri veton ndaj ndryshimeve ligjore që lidhen me administratorin special, me arsyetimin se ai do të ishte në gjendje të dispononte aksionet dhe pjesëmarrjet në kapitalin e ndërmarrjeve të prekura pa kufizim, të shiste pronën e tyre dhe kontratat që ai lidh do të ishin jashtë kontrollit administrativ dhe gjyqësor. Vetoja u kapërcye nga parlamenti.
Lexoni më tepër në arkivin tonë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..