Eventi i radhës me të cilin grupi Mary Boys Band shënon 30-vjetorin e tij është një koncert me një orkestër të madhe simfonike në sallën “Bullgaria” në Sofje më 21 nëntor. Këngëtarja në grup, Maria Mutafçieva – Mary, pranon se kjo ka qenë një ëndërr e saj për një kohë të gjatë:
"Kemi bërë koncerte me orkestra në qytete të tjera, me kuartete harqesh, por tani do të jetë më madhështore. Salla “Bullgaria” është shtëpia e muzikës klasike. Koncerti do të jetë ndryshe, sepse do të ketë edhe muzikë klasike në të, do të ketë dhjetëra të ftuar – muzikantë klasikë. Është thjesht diçka e ndryshme për të cilën po punojmë dhe që e kam pasur në mendje për një kohë të gjatë."

Dirigjenti Hristo Pavllov do të ndihmojë gjithashtu në këtë – ai vetë ishte pjesë e grupeve kult të rock-ut vite më parë. Muzika e Mary Boys Band për këtë koncert u orkestrua nga Hristo Pavllov, Mirosllav Mutafçiev, Vencisllav Micov dhe Georgi Strezov.
Mary tregon se e ka admiruar muzikën klasike që nga fëmijëria, ka shumë miq në këto rrethe, merr pjesë në ngjarje të muzikës klasike, madje edhe më avangardë, që janë jashtëzakonisht bashkëkohore dhe shumë më afër nesh. Këngëtarja konfirmon se edhe koncerti më 21 nëntor do të jetë i tillë - një reagim ndaj gjithçkaje që po ndodh në botë tani.

Por festimi i 30-vjetorit të grupit nuk mbaron me këtë koncert - vitin e ardhshëm, nën këtë moto, grupi do të japë një numër koncertesh në qytete të ndryshme të vendit. Albumi i tyre i katërt do të dalë në vinil deri në fund të vitit - "Ditë të lumtura", dhe Mary përmbledh:
"Shumë gjëra ndodhën këtë vit! Ajo që nuk ndodhi është një album i ri këtë vit, sepse kjo kërkon shumë kohë. Por koncertet janë diçka që është e detyrueshme dhe ajo që ne e duam më shumë - takimet me publikun tonë."
Mësoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Foto: facebook.com/maryboysbandbg, facebook.com/MariaMutafchievaMary
Lili Ivanova do të këndojë për herë të dytë në sallën “Olimpia”. Koncerti parashikohet për më 24 maj 2026 dhe zhvillohet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev, njofton ekipi i këngëtares më të madh të muzikës bullgare pop. Lili Ivanova..
Muzikantët e Grupit “Horizont” dhe këngëtarja Mariana Popova regjistruan një këngë të përbashkët – “Pa ty”. “E njohim Marianën që nga koha kur ajo këndonte në një grup shumë të fortë “Kokomania”. Që atëherë na është bërë e preferuara jonë – me..
Zëri unik i Lili Ivanovës - ikona e muzikës bullgare, e cila ka emocionuar breza të tërë fansash për më shumë se gjashtë dekada , do ta kënaqë publikun e Plovdivit. Koncerti në “Qytetin е Kodravе”, siç është i njohur Plovdivi, do të..