Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Janka Selimi nderohet me Çmimin e Karrierës në Panairin e 28-të të Librit në Shqipëri

Janka Selimi
Foto: Milena Selimi

Në Panairin e 28-të të Librit në Tiranë, emri i përkthyeses së njohur Janka Trifonova Selimi u shpall mes fituesve të çmimeve, duke u vlerësuar me Çmim të Veçantë Karriere, nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë në bashkëpunim me Ambasadën Bullgare në Tiranë. Ky çmim vjen si mirënjohje për kontributin e saj të çmuar, të gjatë dhe të pandërprerë në sjelljen e letërsisë bullgare në shqip dhe të asaj shqiptare në bullgarisht, duke krijuar ura të forta kulturore mes dy popujve.

Në pamundësi për të qenë e pranishme, çmimin e mori vajza e saj, Milena Selimi, e cila përcolli përshëndetjen e Jankës: 

“Jam thellesisht e prekur nga kjo mirënjohje e botës së  librit dhe kulturës. Ajo më jep ndjesinë, në moshën që kam, se, nuk kam punuar dhe jetuar pa lënë një gjurmë modeste për njohjen nëpërmjet gjuhës dhe librit me botën  shpirterore të dy vendeve shumë te shtrenjtë për mua, Bullgarisë dhe Shqipërisë, te cilat në kohën time quheshin vende vëllezër dhe që sot, uroj sa më shpejt të bëhen perseri të tilla, duke njohur edhe më gjerësisht botën me civilizimet tona. Admirimi im shkon për fjalën dhe përkthimin të cilat ishin dhe mbeten pasioni im. Tashmë ia kam kaluar stafetën vajzes time Milenes, me urimin që të fillojë perkthimin edhe nga shqip bullgarisht, pse jo. Uroj të gjithë përkthyesit të vazhdojnë transportin e kulturës në gjuhët që përkthejnë, sepse kjo është trashegimia e vetme e qëndrueshme e kombeve.” 
Milena Selimi me Konsullin bullgar, Petër Prinov (në të majtë) dhe kryetarin e Shoqatës, Petrit Ymeri (në të djathtë)
Falënderime të veçanta iu drejtuan Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, kryetarit Petrit Ymeri, Ambasadës Bullgare, ambasadorit Ivaylo Kirov, si edhe Konsullit të Bullgarisë në Tiranë, z. Petër Prinov, i cili dorëzoi çmimin.
Janka Selimi, e cila sivjet na dhuroi edhe një ripunim të shkëlqyer të veprës “Roman Natyral” të Georgi Gospodinov, dëshmon se 90 vitet e jetës së saj janë një mozaik i ndritshëm përkushtimi, pune, rezistence dhe dashurie. Përkthimet e saj mbeten një pasuri e kulturës sonë.

Lexoni më tepër:
Përpiloi: Kostandina Bello
Foto: Milena Selimi


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Jeta me një idiot" nga Teodor Ushev fitoi çmimin për filmin më të mirë në një festival në Pekin

Filmi i shkurtër i vizatuar "Jeta me një idiot" nga Teodor Ushev (Theodore Ushev) fitoi çmimin për filmin më të mirë në Festivalin e Filmit të Shkurtër në Pekin. Animatori njoftoi lajmin në profilin e tij në Facebook. Filmi u vlerësua së bashku me disa..

botuar më 25-11-25 2.21.MD

Filmi “Made in EU” fiton edhe një çmim tjetër evropian

Filmi “Made in EU” i regjisorit Stefan Komandarev fitoi Çmimin e Madh të Publikut në edicionin e 63-të të Festivalit të Filmit në Hihon të Spanjës. Filmi triumfoi në konkurrencë me 95 tituj, njofton BTA. “Brenda pak ditësh fituam çmimin e kritikës..

botuar më 25-11-24 11.23.PD

Bullgaria shënon Ditën e Leximit

Të premten e tretë të nëntorit, me iniciativën e Fondacionit të Leximit, në Bullgari organizohet edicioni i tretë i Ditës Kombëtare të Leximit nën moton: "Lexoni. Vërtet". Sipas të dhënave nga studimi ndërkombëtar PISA2022 i OECD-së, 53% e..

botuar më 25-11-21 5.25.PD