Kikboksieri më i suksesshëm bullgar, Stojan Koprivlenski, nuk arriti të mbrojë titullin e tij të vitit 2024 në kategorinë deri në 70 kg në superturneun K-1 World Max, i cili u zhvillua në Tokio më 15 nëntor. Sipas rregullave të garës, titulli shkon tek ai që fiton tre ndeshje brenda një dite.
Në ndeshjen e tij të parë të shtunën, 31-vjeçari bullgar arriti një fitore të fuqishme, e mbështetur nga një unanimitet i plotë i arbitrave. Në tre raunde, Koprivlenski mposhti tajlandezin Hercules Fetsimean. Në ndeshjen e tij të dytë – kundër holandezit Darryl Verdonk – kikboksieri bullgar dominonte në dy raundet e para, por pësoi humbje pasi ra dy herë në nokdaun në raundin e tretë. “Nuk është humbja ime e parë, por më dhemb sikur është. Isha shumë afër. Trajnova fort. Fitova ndeshjen e parë, por humba të dytën. Në sport, një sekondë mund të ndryshojë gjithçka”, komentoi Koprivlenski në Facebook.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv personal
Bullgaria do të përfaqësohet nga 16 atletë në Kampionatin Ballkanik të Krosit që zhvillohet sot në Oradea të Rumanisë. Në ekip përfshihet kampioni ballkanik i meshkujve Ivo Ballabanov - atleti ynë më i fortë në vrapimin e distancave të gjata në vitet..
Në pistën e Aeroportit "Vasill Levski" në Sofje, dy përfaqësues të Federatës së Sporteve të Fuqisë "Strongman" u përballën me një aeroplan pasagjerësh prej 40 tonësh, Airbus A220-300 – aeroplani më i ri i kompanisë ajrore kombëtare "Bulgaria Air"...
22-vjeçarja Kamelia Stoimenova ka thyer rekordin kombëtar të legjendës bullgare të notit Tanja Bogomillova në notin 200 metra për femra në një pishinë të vogël. Kjo u njoftua nga klubi i notit Sprint-Sofja, dhe lajmi u konfirmua për bTV nga Federata..