PBB-ja e Bullgarisë në vitin 2025 do të rritet me 3%, parashikon Komisioni Evropian në Parashikimin e tij Ekonomik të Vjeshtës, raporton BTA. Kjo është një rritje krahasuar me normën prej 2% të vendosur në parashikimin e pranverës të institucionit. Për vitin e ardhshëm 2026, rritja e pritur e PBB-së është ulur në 2.7%. Por vlera e re është gjithashtu një rritje krahasuar me parashikimet e pranverës për një normë prej 2.1% në vitin 2026. Për vitin 2027, Komisioni Evropian parashikon një ngadalësim të rritjes së produktit të brendshëm bruto në 2.1%.
Komisioni Evropian parashikon që inflacioni në vend është i harmonizuar me standardet e BE-së dhe do të jetë 3.5% në vitin 2025. Për vitin pasardhës, inflacioni pritet të përshpejtohet në 3.7%.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Një forum biznesi me temë "Bullgaria - Kina: bashkëpunimi në sektorin e automobilave" do të mbahet më 26 nëntor në Sofje. Organizatorët e tij janë Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë dhe Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në vendin tonë...
Projektbuxheti shtetëror u miratua në lexim të parë nga Asambleja Kombëtare më 21 nëntor. Megjithatë, ndryshimet e planifikuara në kuadrin financiar për vitin 2026 shkaktuan një përplasje të hapur midis koalicionit qeverisës, të udhëhequr nga GERB,..
Nga frika dhe dyshimet deri te gëzimi dhe mbështetja – bullgarët reagojnë ndryshe ndaj aplikimit të ardhshme të euros më 1 janar 2026. Për disa kjo është një hap logjik drejt integrimit tonë në BE, me premtime për stabilitet dhe një biznes më të..