Të pastrehët në Sofje janë më pak të dukshëm se në qytetet e mëdha evropiane. Këtë e tregojnë të dhënat e publikuara të një studimi ndërkombëtar që përfshiu 35 qytete evropiane, në kuadër të projektit ndërkombëtar “Numërimi Evropian i të Pastrehëve”, i financuar nga Komisioni Evropian.
Numërimi i të pastrehëve në kryeqytet u zhvillua nga 20 deri më 26 tetor. Sofja është qyteti i parë bullgar që përfshihet në këtë iniciativë. Të dhënat paraprake tregojnë se në Lion ka 12 herë më shumë të pastrehë, në Bruksel – 11 herë më shumë, në Budapest – 5 herë më shumë dhe në Bukuresht – 3 herë më shumë se sa në Sofje.
53 vullnetarë në vend, përfshirë nga Kryqi i Kuq i Bullgarisë dhe Urdhri i Maltës, jo vetëm që regjistruan të pastrehët, por mblodhën edhe informacion për kohëzgjatjen e qëndrimit në rrugë, shpërndarjen e tyre, gjendjen shëndetësore, përfshirë edhe atë psikologjike, nevojat dhe profesionet e tyre. Të dhënat përfundimtare do të bëhen të njohura në janar 2026, njoftuan nga Bashkia e Sofjes.
Në territorin e kryeqytetit funksionojnë tre qendra për të pastrehët me kapacitet mbi 500 vende, të cilat janë të mbushura në 80%.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES, arkiv
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..