Era e fortë të hënën në mbrëmje çoi në devijimin e 6 fluturimeve që vinin për në Aeroportin e Sofjes dhe anulimin e 5 fluturimeve të tjera. Fluturimet nga Malta, Frankfurti, Vjena dhe Mëniku u ulën në Shkup, ndërsa ato nga Bergamo dhe Varshava në Varnë. Fluturimet për në Sofje nga Varshava, Frankfurti dhe Mëniku u devijuan drejt Selanikut, transmeton BNR. Për pasojë, u anuluan fluturimet nga Sofja për në Varshavë, Frankfurt, Vjenë, Mënik dhe Stamboll.
Përpara BNT, Ivan Djaskov, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i “Drejtorisë së Kontrollit të Trafikut Ajror”, tha se punonjësit në aeroport nuk mbajnë mend një ditë të tillë dhe theksoi se një erë e tillë e furishme jugore është tipike për pranverën. Djaskov shpjegoi se gjëja kryesore që duhet të dinë pasagjerët është se në raste të tilla vendimi për ulje i takon komandantit të avionit. Ai deklaroi se në mëngjesin e 18 nëntorit situata tashmë ishte e ndryshme. Era frynte me 60 km në orë dhe deri në mesditë pritej përmirësim, por më pas do të ketë shi. Nuk pritet anulim i fluturimeve.
Kod i verdhë për erë të fortë u shpall për 18 rajone të vendit. Paralajmërim për stuhi të fortë është dhënë në Carevo, në pjesën jugore të bregdetit të Detit të Zi.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..