Bordi Kombëtar i Turizmit do të hartojë një kalendar për turizmin kulturor në vend, njoftoi zëvendëskryetari i bordit, Martin Zaharievi, gjatë konferencës “Destinacioni Bullgaria në fokus për vitin 2026”, raporton BTA. Sezoni i kaluar veror ishte më i suksesshmi për Bullgarinë pas pandemisë, dhe parashikimet për sezonin dimëror janë gjithashtu optimiste, deklaroi zëvendësministrja e turizmit, Irena Georgieva.

Nga qershori deri në shtator, në vend kanë qëndruar mbi 5 200 000 turistë me 19 500 000 net qëndrimi. Ky përfaqëson një rritje prej 4.2% tek turistët dhe 3% tek netët e qëndrimit krahasuar me vitin 2024. Bullgarët mbeten turistët kryesorë në vend. Nga tregjet e huaja, udhëheqëse janë Rumania, Ukraina, Polonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania.

Krahasuar me vitin 2024, ka një rritje të konsiderueshme nga tregjet kyçe si Turqia me 60%, Gjermania me 28%, Franca me 12%, Greqia me 12%, Rumania me 9,5% dhe Italia me 9,3%.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Sektori turistik në Bullgari shënon rritje gjatë viteve të fundit, si në sezonin veror, ashtu edhe në atë dimëror. Sipas të dhënave të ministrisë përkatëse deri në fillim të tetorit, qytetarët bullgarë që kanë vizituar destinacione turistike në vend kanë..
Hekurudha me binarë të ngushtë e Rodopeve është emëruar si një nga udhëtimet më piktoreske me tren të vjeshtës në botë, sipas një sondazhi të ri ndërkombëtar të kryer nga platforma britanike e udhëtimit JR Pass. Linja e famshme hekurudhore që..
Në verilindje të Bullgarisë, lumi Rusenski Llom dhe degët e tij – Çerni, Beli dhe Mallki Llom – kanë skalitur një peizazh shkëmbor të ashpër me shpella të fshehura dhe lugina të qeta, ku jehon vetëm kënga e zogjve. Në këto kanione, gjatë shekujve, janë..