Lili Ivanova do të këndojë për herë të dytë në sallën “Olimpia”. Koncerti parashikohet për më 24 maj 2026 dhe zhvillohet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev, njofton ekipi i këngëtares më të madh të muzikës bullgare pop.
Lili Ivanova shpreh falënderime të veçanta për Zherar Pont – drejtor i festivalit FrancoFolies dhe drejtor ekzekutiv i Morgane Groupe, si dhe për Kristina Kambitova, drejtoreshë e FrancoFolies de Bulgarie. Këtë vit këngëtarja mori pjesë për herë të parë në programin e “Francofolies”, i cili pati edicionin e tij të 11-të më 20 dhe 21 qershor në Plovdiv.

Në Paris, turneu i këngëtares Lili Ivanovës do të jetë së bashku me LI Orchestra, ku bëjnë pjesë Angell Djullgerov, Orlin Cvetanov, Ognjan Enev, Ivan Jordanov-Çeri, Hristo Mihalkov, Rosen Vatev dhe trioja vokale “LaTiDa”.
Më 9 janar 2009, Lili Ivanova u bë artistja e parë bullgare me koncert solo në një nga sallat më të njohura të Evropës. Në vitin pasardhës doli albumi “Au Nom De La Foi”, që mban emrin e këngës së kënduar në frëngjisht, me tekst të Stefan Chapelle, muzikë të Kristian Hol dhe orkestrim të Emil Bojaxhiev.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: lili.bg
Hite roku me tekste dhe mesazhe serioze me të cilat është rritur më shumë se një brez – kjo është ajo që gjejmë në albumin e ri të grupit "Faktor", të titulluar "Kundër Kohës". Dhe koha duket se po punon në favorin e tyre, dhe për më shumë se..
Konkursi i 8-të Ndërkombëtar i Violinës "Vasko Abaxhiev" do të mbahet në Sofje nga 20 deri më 23 nëntor me një interes rekord. Organizatorët nga Klubi i UNESCO-s "Leonardo da Vinci" - Sofje janë të kënaqur me 32 aplikimet e marra nga 14 vende,..
"Kështu është jeta" – kjo është motoja e koncertit më 19 nëntor, në të cilin kompozitori Stefan Dimitrov bashkon emra legjendarë si Bogdana Karadoçeva, Mihaill Bellçev, Vëllezërit Argirovi, Mimi Nikollova, Doni, së bashku me artistë të rinj, por..