Në Shkup po dëgjoj gjithnjë e më shumë shqetësime se marrëdhëniet me Bullgarinë po përdoren si një justifikim i përshtatshëm për mungesën e vullnetit ose aftësisë për të ndërmarrë reformat e nevojshme. Nuk dua ta besoj këtë, deklaroi ambasadori bullgar në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov. Në një intervistë për portalin shqiptar dygjuhësh në Maqedoninë e Veriut koha.mk, ambasadori tha: “Afatet për kapërcimin e pengesave varen tërësisht nga ju. Me shumë shpresë do të lejoj veten të citoj presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen: “Topi është në gjysmën tuaj të fushës”.”
Në intervistë, Radukov thekson se sistemi i ri EES për regjistrimin e personave nga vendet e treta gjatë hyrjes në BE do t’i ngadalësojë qytetarët maqedonas në pikat kufitare me 2 deri në 3 minuta. Diplomati siguron gjithashtu se paratë e të gjithë qytetarëve maqedonas në bankat bullgare, nga 1 janari, do të kthehen automatikisht dhe falas në euro, transmeton portali tribuna.mk.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme pas 9 muajsh përpjekje për të formuar qeveri Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpërndau parlamentin, njoftoi gazeta Koha Ditore. Kjo ndodhi pasi kabineti i propozuar nga Glauk Konjufca nuk..
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe kryetar i partisë në pushtet VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, sulmoi sërish Bullgarinë, duke e akuzuar se nuk i respekton të drejtat e “pakicës maqedonase” në Bullgari. Gjatë hapjes së një zyre të Shoqatës..
Me 128 vota “pro”, shumica qeverisëse në parlament, së bashku me tre deputetë të pavarur, rrëzuan veton e presidentit mbi Ligjin për Mbrojtjen dhe Forcat e Armatosura. Ndryshimet e miratuara zgjerojnë mundësitë për shpalljen e gjendjes së..