Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Bullgarinë e Jugut mes 13 dhe 15°, ndërsa në Sofje rreth 7°. Gjatë ditës vranësirat do të pakësohen përkohësisht dhe reshjet do të ndalen. Era në lugina dhe zona të ulëta do të qetësohet përkohësisht dhe atje paradite do të mbajë mot me mjegull apo me vranësira të ulëta shtresore. Në Bullgarinë Jugore dhe Lindore do të fryjë erë mesatare nga jugu–jugperëndimi, ndërsa në rajonet juglindore dhe në veri të maleve erë e fortë me shpërthime të fuqishme. Temperaturat maksimale në Bullgarinë e Veriut do të jenë nga 10 deri në 15°, në Bullgarinë e Jugut deri në 20-22°, ndërsa në kryeqytet rreth 18°.
Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë kryesisht i vranët, me reshje shiu kryesisht në mëngjes, ndërsa gjatë ditës pritet të mbetet pothuajse pa reshje. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë me shpërthime nga jugperëndimi, sidomos përgjatë bregdetit jugor. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 15-16°. Temperatura e ujit të detit është 15-16°. Dallgëzimi i detit do të jetë 3–4 ballë.
Në male moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu, më të konsiderueshme në masivet e Bullgarisë Jugperëndimore dhe në rajonet qendrore e lindore të malit Stara Pllanina. Mbi 2000–2200 metra shiu do të kalojë në borë. Do të vazhdojë të fryjë erë e fortë, ndërsa në majat e larta dhe zonat e hapura – erë shumë e fortë dhe e furishme nga jugperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 12°, ndërsa në 2000 m rreth 6°.
Të premten moti mbetet i ndryshueshëm. Temperaturat do të jenë në intervale të gjera: minimalet nga 6–7° në rajonet veriperëndimore deri në 15–16° në ato juglindore, ndërsa maksimalet nga 10–12° në disa zona të Bullgarisë Perëndimore deri në 20–22° në Bullgarinë Lindore. Do të ketë shpërndarje dhe ulje më të dukshme të vranësirave. Reshjet do të jenë më të pakta si sasi dhe në më pak zona, kryesisht në pjesën perëndimore të maleve Rilla dhe Rodopet.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..