Me 128 vota “pro”, shumica qeverisëse në parlament, së bashku me tre deputetë të pavarur, rrëzuan veton e presidentit mbi Ligjin për Mbrojtjen dhe Forcat e Armatosura. Ndryshimet e miratuara zgjerojnë mundësitë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe për aktivizimin e forcave të armatosura në rast lufte. Ato parashikojnë gjithashtu mundësinë e përdorimit të armëve kundër dronëve gjatë ruajtjes dhe mbrojtjes së objekteve ushtarake.
Presidenti Rumen Radev deklaroi se deputetët duhet të marrin parasysh kërkesën e tij të paraqitur në maj për mbajtjen e një referendumi mbi vendosjen e euros, pasi Gjykata Kushtetuese u shpreh në favor të shqyrtimit të kësaj kërkese. “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është një fitore e së drejtës ndaj arbitraritetit të klasës politike. Këto vendime janë të detyrueshme”, tha Radev, duke e cilësuar vendimin e fundit të parlamentit si një shkelje të re të ligjit.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Presidenti bullgar Rumen Radev priti në qytetin Smoljan presidentin e Hungarisë, Tamash Shujok. Gjatë qëndrimit në qytetin malor të malit Rodopa, i ftuari vizitoi shtëpinë bullgare të poetit, përkthyes dhe piktor hungarez Llasllo Nagi. Më 20..
Do të hiqen tarifat e roamingut me BE-në për Shqipërinë dhe Malin e Zi Në vitin 2026 tarifat e roamingut midis Shqipërisë dhe BE-së do të hiqen plotësisht, tha gjatë vizitës së saj në Tiranë më 13 tetor kryetarja e Komisionit Evropian..
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski tha se kabineti i tij nuk do t'i përfshijë pa kushte bullgarët në ligjin themelor të vendit. "Askush nuk ka të drejtë të presë që kjo qeveri do të bëjë pa kushte ndryshime në kushtetutë",..