Konkursi i 8-të Ndërkombëtar i Violinës "Vasko Abaxhiev" do të mbahet në Sofje nga 20 deri më 23 nëntor me një interes rekord. Organizatorët nga Klubi i UNESCO-s "Leonardo da Vinci" - Sofje janë të kënaqur me 32 aplikimet e marra nga 14 vende, përfshirë Italinë, Rumaninë, Gjermaninë, Rusinë, Danimarkën, Izraelin, Poloninë, Republikën e Koresë, Japoninë, Kinën dhe një numër vendesh të tjera të njohura për traditat e tyre të forta muzikore. Konkursi është i hapur për violinistë nga të gjitha vendet dhe kombësitë nën 30 vjeç deri në datën e mbajtjes së tij. Kështu, jo vetëm që i jepet homazh njërit prej muzikantëve të shkëlqyer bullgarë, por krijon edhe mundësi për talentet e reja - e ardhmja e muzikës klasike.
Më 23 nëntor, një koncert gala i laureatëve do të mbahet në sallën e koncerteve të Akademisë Kombëtare të Muzikës në Sofje.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Pixabay
Një trio vokale, pjesë e rritjes së muzikës pop bullgare në agim të mijëvjeçarit të ri - "Antibiotika" - është rikthyer me një këngë të re. Edhe pse të shpërndara në pjesë të ndryshme të botës, Ani, Sillvija dhe Savina na prezantojnë "Duket si..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, Ansambli “Filip Kutev”, BTA
Të bësh ëndrrën tënde realitet në ritmin bullgar dhe në tokën franceze. Kështu mund ta fillojmë në mënyrë metaforike historinë e muzikantes dhe pedagoges Stefka Miteva dhe trios bullgaro-franceze "Orenda", në të cilën i bashkohen edhe Sandrine..