Sindikata e punonjësve administrativë “Podkrepa” fillon një sërë aksionesh proteste në administratat kryesore shtetërore në të gjithë vendin, raporton BGNES. E para prej tyre është sot, 20 nëntor, në mesditë përpara Zyrës Qendrore të Institutit Kombëtar të Statistikave në Sofje dhe përpara Zyrave Statistikore Territoriale të institucionit në vend.
“Sistemi është në prag të rrënimit. Ne nuk duam privilegje, por respekt elementar për punën tonë dhe mundësinë për të jetuar me dinjitet. Pa një administratë të qëndrueshme, shteti nuk mund të funksionojë”, deklaron sindikata. Sipas protestuesve, pakënaqësia e tyre shkaktohet nga neglizhenca e problemeve të administratës shtetërore, pagat e pamjaftueshme dhe vala në rritje e presionit publik dhe diskreditimit të punonjësve.
Kërkesat kryesore përfshijnë një rritje të denjë të pagave, që korrespondon me vëllimin e rritur të punës dhe proceset inflacioniste, ndërprerjen e presionit publik dhe garantimin e kushteve normale të punës.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..