Ministria e turizmit mori një certifikatë zyrtare anëtarësimi në rrugën prestigjioze kulturore evropiane "Rruga e Verës" (Iter Vitis).Ajo iu dorëzua Ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh në shenjë njohjeje të përfshirjes së Bullgarisë në rrjetin e destinacioneve kryesore evropiane të dedikuara për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë së verës, njoftoi Ministria e Turizmit. Duke u bashkuar me rrugën kulturore të certifikuar nga Këshilli i Evropës, vendi ynë bëhet pjesë e një platforme që mbështet zhvillimin e turizmit të verës, ruajtjen e peizazheve të kultivimit të verës dhe promovimin e kulturave evropiane të verës.Kjo i ofron Bullgarisë mundësi të reja për njohje ndërkombëtare, nisma të përbashkëta dhe një pozicionim më të fortë të rajoneve tona të verës në kontekstin evropian.
Ministri i bujqësisë dhe ushqimit, Georgi Tahov, vuri në dukje se bashkimi i Bullgarisë në këtë rrugë do t'u lejojë verërave tona unike të arrijnë më shumë konsumatorë."Në Bullgari operojnë 88 bodrume profesionale dhe 54 verëra tashmë kanë tregues gjeografikë të mbrojtur në nivel evropian", theksoi ai.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: tourism.government.bg ️
Zhvillimi i turizmit të verës si një produkt strategjik, duke plotësuar fushat e forta tradicionale në turizmin bullgar, i cili mund ta shndërrojë vendin në një destinacion gjatë gjithë vitit, ishte fokusi i takimit të Ministrit të Turizmit Mirosllav..
Paketat all inclusive në kompleksin turistik Sllënçev Brjag po bien ndjeshëm me 30 deri në 50%. Kompleksi ka raportuar një rritje prej 6 deri në 8 për qind të turistëve këtë sezon. Sipas kryetares së Shoqatës së Biznesit Turistik në Bullgari..
Nëse ju jepet rasti, mos e lini pa vizituar këtë vend mistik në Rodopet Perëndimore, në rrugën nga Goce Dellçev në drejtim të qyteteve Satovça dhe Dospat, i njohur me emrin "Gradishte" . Më pak se dy kilometra pas fshatit Dollno Drjanovo, në..