Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë, derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas sinjaleve të qytetarëve, menjëherë u siguruan patrulla 24-orëshe në qytet nga ekipet e Administratës Shtetërore të Pyjeve. Deri tani kafsha nuk ka shkaktuar dëme te njerëzit në Karlovo.
Megjithatë, ky rast nuk është i izoluar. Në vendbanime të ndryshme të Bullgarisë, takimet me arinjtë po bëhen më të shpeshta për shkak të mungesës së ushqimit natyror në natyrë, të kombinuar me ushqimin lehtësisht të arritshëm pranë njerëzve. Ngricat e hershme dëmtuan pemët frutore dhe lisat - ushqimi kryesor për arinjtë, gjë që po i bën ata të kërkojnë burime alternative në vendbanime, paralajmërojnë ekspertët e WWF-së. Sipas tyre, kjo nuk do të thotë një rritje e ndjeshme e popullatës, e cila mbetet e qëndrueshme, por është rezultat i kushteve të ndryshuara.

Si përgjigje ndaj rasteve gjithnjë e më të shpeshta, së fundmi WWF – Bullgaria nisi një fushatë informuese në rrjetet sociale, që synon t’i mësojë njerëzit si të sillen kur takojnë grabitqarin. Më e rëndësishmja është të ruhet qetësia dhe të mos vrapohet, sepse kjo mund ta provokojë arin. Duhet të bëhet një tërheqje e ngadaltë, pa iu kthyer shpinën. Kurrë nuk duhet të ushqehen arinjtë, sepse humbasin frikën natyrore dhe i lidhin njerëzit me ushqim të lehtë. Fushata thekson se informimi është çelësi për bashkëjetesën e sigurt me këtë specie të mbrojtur dhe të rëndësishme për ekosistemin tonë.
Lexoni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë:
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se gjysmë shekulli së bashku. Një total prej 55 çiftesh, të martuar nga 50 vjete ose më shumë, morën..
Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për të kontrolluar nëse mund t’ia dalë vetë me sfidat e jetës, pa ndihmën e prindërve. Stela ishte..
Këtë vit Krishtlindja “mbërriti” në Sofje që në nëntor, me aromë të verës së ngrohtë, kanellës dhe magjisë festive. Radio Bullgaria ju rekomandon të vizitoni disa prej këndeve të Krishtlindjes në kryeqytet: Për më të paduruarit për të pritur..