Partia opozitare "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP) bëri thirrje për një protestë dhe bllokim të ndërtesës së Kuvendit Popullor për të penguar miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm. Deputetët po diskutojnë buxhetin në lexim të parë. PP mori mbështetje për idenë e tyre nga patriotët nga "Vëzrazhdane" dhe kritika nga kreu i GERB-it, Bojko Borisov.
"Dje pamë "trekëndëshin e pushtetit" (hapësira midis ndërtesës së parlamentit, Këshillit të Ministrave dhe presidencës në qendër të Sofjes), plot me njerëz që janë absolutisht të pakënaqur me politikën e kësaj qeverie, me këtë buxhet që dëshiron të futet në xhepat e tyre për të mbushur arkën e qeverisë", tha kreu i PP-së, Asen Vasilev, raportoi gazetarja jonë Maria Fileva.
Mbrëmë në Sofje u zhvillua një protestë e organizuar nga PP, me moton “Liri për të burgosurit politikë”, e cila filloi para parlamentit dhe përfundoi para godinës së DPS “Fillim i Ri”. Protestuesit u shprehën kundër arbitraritetit gjyqësor dhe konkretisht kundër transferimit të kryetarit të Bashkisë së Varnës, Bllagomir Kocev, dhe ish‑nënkryetarit të Bashkisë së Sofjes, Nikolla Barbutov, nga paraburgimi në burg.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Ani Petrova (arkiv)
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..