Gjatë 10 viteve të fundit numri i studentëve të huaj në vend u rrit mbi dy herë. Në vitin 2013 ata përbënin rreth 4 për qind, ndërsa në vitin 2025 arrijnë në 9 për qind të studentëve aktivë. Këtë e tregon Renditja vjetore e universiteteve në vend.
Për një vit radhazi, pjesa më e madhe e studentëve të huaj është në fushat “Mjekësi” – 59 për qind, në “Stomatologji” – 48 për qind dhe në “Mjekësi Veterinare” – 33 për qind. Në edhe 5 drejtime të tjera profesionale studentët e huaj janë mbi 10 për qind. Këto janë: “Farmaci” – 16 për qind, “Turizëm” – 14 për qind, “Transport, lundrim detar dhe aviacion” – 12 për qind, “Art muzikor dhe koreografik” – 12 për qind dhe në “Teori dhe menaxhim të arsimit” – 11 për qind.
61 për qind e të diplomuarve në vend gjatë 5 viteve të fundit punojnë në pozicione për të cilat kanë studiuar, krahasuar me 46 për qind në vitin 2014. Papunësia mes të diplomuarve është pak mbi 2 për qind. 14 për qind kanë shkuar të punojnë jashtë vendit, ndërsa në vitin 2014 ky tregues ishte mbi 25 për qind.
Të ardhurat më të larta mujore, mbi 3550 euro, i marrin të diplomuarit në “Informatikë dhe shkenca kompjuterike” në Universitetin e Sofjes. Paga më e lartë është për të diplomuarit në programin “Administratë” në Universitetin Amerikan, me 5050 euro.
Vlerësimet më të larta i arrijnë studentët e specialiteteve mjekësore.
Në universitetet private studiojnë 11 për qind e studentëve në vend. Sistemi i renditjes krahason 51 institucione të akredituara të arsimit të lartë në 52 drejtime profesionale.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Pixabay
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..