Bullgarisë nuk do t’i duhet të shpëtojë shtete të eurozonës që hasin vështirësi. Këtë e deklaroi për BNR Liljana Pavllova, ish-nënkryetare e Bankës Evropiane të Investimeve. “Në marrëveshjet që nënshkruajmë dhe në rregullat që funksionojnë është shumë qartë e përcaktuar se asnjë shtet nuk do të paguajë borxhin e një tjetri. Ne marrim pjesë me kontributin tonë, i cili është proporcional me PBB-në. Fondet menaxhohen nga Mekanizmi i Stabilitetit dhe në kushte krize ofrohet kreditim, mbështetje për ekonominë përkatëse, por në asnjë mënyrë kjo nuk krijon rrezik për ekonomitë e vendeve anëtare të eurozonës”, tha Pavllova. Ajo shtoi se anëtarësimi në eurozonë jep akses në Mekanizmin Evropian të Stabilitetit dhe theksoi se inflacioni ndikohet nga tregjet, e jo nga valuta në të cilën kryhen pagesat.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTATë premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..