Bullgarisë nuk do t’i duhet të shpëtojë shtete të eurozonës që hasin vështirësi. Këtë e deklaroi për BNR Liljana Pavllova, ish-nënkryetare e Bankës Evropiane të Investimeve. “Në marrëveshjet që nënshkruajmë dhe në rregullat që funksionojnë është shumë qartë e përcaktuar se asnjë shtet nuk do të paguajë borxhin e një tjetri. Ne marrim pjesë me kontributin tonë, i cili është proporcional me PBB-në. Fondet menaxhohen nga Mekanizmi i Stabilitetit dhe në kushte krize ofrohet kreditim, mbështetje për ekonominë përkatëse, por në asnjë mënyrë kjo nuk krijon rrezik për ekonomitë e vendeve anëtare të eurozonës”, tha Pavllova. Ajo shtoi se anëtarësimi në eurozonë jep akses në Mekanizmin Evropian të Stabilitetit dhe theksoi se inflacioni ndikohet nga tregjet, e jo nga valuta në të cilën kryhen pagesat.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..