Me thirrjen "JO përçarjes së punëtorëve! PO të ardhurave më të larta!", Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB) organizoi një protestë para hyrjes zyrtare të Kuvendit Popullor. Aksioni është në lidhje me miratimin e ardhshëm të leximit të dytë të buxhetit të shtetit për vitin 2026.
Sindikalistët janë të pakënaqur me parametrat e buxhetit dhe politikës së të ardhurave dhe po u kërkojnë deputetëve 62 milionë euro shtesë për të rritur pagat në sektorin publik me të paktën 10%.
Protesta u organizua si një festë para Krishtlindjeve me një pemë Krishtlindjesh dhe dhurata, por disa nga kutitë ishin bosh, raportoi gazetarja jonë Cvetelina Stojanova. "Padyshim, njerëzit që nuk kanë para të mjaftueshme nuk ishin të sjellshëm, dhe prandaj nuk u kanë rritur pagat", komentoi kryeekonomisti i KNSB, Ljubosllav Kostov, i veshur si Babagjyshi i Vitit të Ri.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..