“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe më të keq dhe viktima të reja.” Këtë e tha presidenti Rumen Radev para mediave në forumin e mbrojtjes “AFCEA TechNET Sofia 2025”. Sipas tij, Evropa insiston të jetë faktor me kërkesat e veta, por duhet të vlerësojë nëse është e gatshme të marrë përgjegjësinë për pasojat, nëse e humb momentin për paqe. “Nëse tani nuk përfitojmë, negociatat e ardhshme mund të zhvillohen në kushte shumë më të pafavorshme dhe pas edhe më shumë viktimave”, shtoi kreu i shtetit. “Traktati i paqes shkruhet nga fitimtarët dhe shpresoj shumë që këtë herë të mos e vërtetojmë këtë maksimë historike, në mënyrë që të parandalojmë viktima dhe shkatërrime të reja”, theksoi Radev.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..