Të enjten, temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore, dhe gjatë ditës edhe në Bullgarinë Qendrore Jugore. Në lindje do të jetë pothuajse pa reshje. Në Rrafshinën e Danubit dhe në Bullgarinë Perëndimore era do të jetë nga veriperëndimi, e moderuar, dhe me të do të depërtojë ajër i ftohtë, dhe temperaturat do të jenë pothuajse pa ndryshim gjatë ditës. Temperaturat maksimale do të jenë në një gamë të gjerë: nga 6-7° në veri të Bullgarisë deri në 17-10° në bregdetin e Detit të Zi, ndërsa në kryeqytet do të jetë rreth 8°.
Në bregdetin e Detit të Zi vranësirat do të jenë të shpërndara, por në mbrëmje do të shtohen. Era do të jetë mesatare, herë pas here e fortë, nga jugu. Temperaturat maksimale do të jenë nga 17 deri në 20°. Uji i detit do të jetë 15 - 16°. Dallgët do të jenë 2-3 ballë.
Në malet do të jetë kryesisht me re. Do të ketë reshje shiu, mbi rreth 1800 metra – dëbore, por deri në mbrëmje, me uljen e temperaturave, kufiri i reshjeve të dëborës në pjesën perëndimore të malit Stara Pllanina do të zbresë. Reshjet do të jenë të konsiderueshme në malet Pirin, Ograzhden, Bellasica, shpatet jugore të Rodopeve dhe në zonën qendrore të malit Stara Pllanina. Era do të fryjë e fortë nga jugu. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 7°, ndërsa në 2000 m rreth 2°.
Të premten era do të fryjë nga lindja-juglindja dhe do të forcohet. Temperaturat gjatë ditës do të ulen pak më shumë, duke qenë afër vlerave të mëngjesit – në Bullgarinë Perëndimore midis 4 dhe 9°, në Bullgarinë Lindore midis 12 dhe 16°. Do të ketë reshje në të gjithë vendin, më të konsiderueshme në jug të malit Stara Pllanina.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..