Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngrijnë buxhetin e vitit 2026, GERB është gati të menaxhojë me buxhetin e vjetër

Bojko Borisov
Foto: BTA

Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se "Këshilli për Menaxhim të Përbashkët" i formacioneve qeveritare, kryeministri dhe ministri i financave do të "gjejnë një formë ligjore pas leximit të parë për të tërhequr projektin".

"Derisa të rikthehet dialogu me Tripalëshin (shteti, sindikatat dhe punëdhënësit), derisa të gjithë të ulen dhe të kuptojnë se si do të menaxhohet, ne do të punojmë me buxhetin e vjetër", shpjegoi Borisov.

Kreu i GERB-it kujtoi se "gjatë udhëheqjes së Ministrit të Financave Asen Vasilev, buxheti nuk u miratua deri në gusht, kështu që nuk ka asgjë fatale".

I pyetur pse vendosi të ndërmarrë këto veprime në lidhje me buxhetin tani, Borisov vuri në dukje se edhe nëse një person proteston, ai përpiqet të dëgjojë atë që thotë. Disa nga kërkesat, tha ai, janë logjike dhe të arsyeshme. "Unë vetë kam punuar me dialog për dekada të tëra", theksoi ai.

Lidhur me mundësinë që vendi të hyjë në eurozonë pa buxhet, Borisov shpjegoi se kjo nuk ka fare rëndësi, sepse buxheti për vitin 2025 ka një deficit prej 3%, siç dëshiron Komisioni Europian.

Reagimi i partisë në pushtet vjen pas një proteste të opozitës me mijëra vetë përpara parlamentit.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 nëntorin

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..

botuar më 25-11-27 7.40.MD

Bllagomir Kocev lirohet kundrejt garancisë prej 200 mijë leva

Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..

botuar më 25-11-27 5.30.MD

Tre persona u arrestuan në një protestë masive në Sofje, pesë policë u lënduan

Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..

botuar më 25-11-27 3.57.MD