Të premten, temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të jenë më aktivë në lindje. Në shumicën e rajoneve do të fryjë një erë e moderuar lindore. Temperaturat maksimale do të jenë nga 9 deri në 14°, në Rrafshinën e Danubit deri në 6-7°, në kryeqytet do të jetë rreth 9°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi moti do të jetë me vranësira, do të bjerë shi në jug të Ballkanit. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 14 deri në 17°. Uji i detit është nga 11 deri në 15°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2-3 ballë.
Në male do të jetë me re. Reshjet do të vazhdojnë, mbi rreth 1800 m. do të jenë me borë, në shpatet perëndimore të malit Stara Pllanina do të bjerë borë mbi 1500 m. Reshjet do të jenë të konsiderueshme në sasi në rajonin Rilla-Rodope dhe në Ballkanin Qendror. Erëra të moderuara dhe të forta do të fryjnë nga jugu-juglindja. Maksimumi në lartësinë 1200 m do të jetë rreth 7°, në 2000 m rreth 2°.
Të shtunën, reshjet do të vazhdojnë. Priten shira më të konsiderueshëm në Bullgarinë Qendrore dhe Lindore. Era do të jetë nga veriperëndimi dhe do të intensifikohet. Temperaturat do të kenë një luhatje të vogël ditore nga 4-5° në veriperëndim deri në 16-17° në rajonet lindore.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..