Vjedhje xhepash, veprime rrugaçërie, vandalizëm... e gjithë kjo shkel rendin dhe shkakton shqetësime në kryeqytet. Për të ndaluar këto akte, të cilat dënohen sipas ligjit, që nga janari i këtij viti punon një sektor i ri pranë policisë, i cili gjithashtu përgjigjet edhe para bashkisë. Bëhet fjalë për “Policinë bashkiake” – “një strukturë, e ngjashme me atë që ekzistonte gjatë viteve të 90-të. Atëherë në të bënin pjesë gupe që mbronin parqet dhe lulishtet, vepronin kundër tregtisë së paligjshme dhe ruanin zonat, të cilat furnizojnë kryeqytetin me ujë të pijshëm. Sivjet u miratua ligji, sipas të cilit ky sektor policor tashmë mban përgjegjësi para bashkisë, duke punuar për respektimin e urdhëresave bashkiake, rendit dhe sigurisë. Sektorë të tillë ekzistojnë jo vetëm në kryeqytet, por edhe në qytete të tjera të vendit”, sqaron koloneli Stefan Stefanov, kryetar i sektorit “Polici bashkiake” në Sofje.
“Sigurinë në kryeqytet e ruan jo vetëm policia bashkiake, por edhe autoritetet e policisë rajonale. Ne ndërhyjmë në raste, kur strukturat bashkiake hasin vështirësi me qytetarë që nuk respektojnë urdhëresat përkatëse të bashkisë. Nëpunësit tanë e kanë gatishmërinë të punojnë si për respektimin e këtyre urdhëresave, po ashtu edhe për çështjet e tjera, të lidhura me sigurinë – punën që zakonisht e bëjnë nëpunësit e rëndomtë të organeve të policisë rajonale. Aktualisht në sektorin “Polici bashkiake” ka 110 nëpunës policorë, të cilët janë të pajisur me pranga dhe shkopinj.Ata i bëjnë rojë bashkisë natë e ditë.”

© Foto: BGNES

© Foto: BGNES
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...