“Muzika është faqja unike e çdo kombi. Ndërsa muzika e Ballkanit na tregon sa të afërt jemi njerëzit, që e popullojmë këtë rajon. Muzika jonë na dallon nga të gjitha kulturat e tjera të botës.” Në këtë është i bindur Dimitër Hristovi – dirigjent i Orkestrës së Muzikës Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare. Si një kompozitor origjinal, autor i aranzhimeve dhe ekzekutues virtuoz, Dimitër Hristovi i ka vënë vetes detyrën ambicioze, që me orkestrën të prezantojë muzikën e rajoneve të ndryshme. Më 13 mars bashkë me Orkestrën e Muzikës Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare në skenë u prezantuan Hakan Gungur nga Turqia, Stefçe Stojkovski nga Maqedonia, Mateos Coharidis nga Greqia dhe Marin Geras nga Moldavia.

Për koncertin Dimitër Hristovi shpjegon: “Ideja ime iu bazohet vetive të përbashkëta të folklorit ballkanik. Marin Gerasi lindi në kufirin midis Rumanisë dhe Moldavisë. Ai i bie flautës pan, është solist i Ansamblit Popullor Moldavian “ZhOK”. Stefçe Stojkovski nga Maqedonia është një muzikant virtuoz. Ai i bie fyellit, gajdes, tamburasë. Hakan Gungor nga Turqi është një ekzekutues i mrekullueshëm i qanunit. Fyelltari bullgar Nedjallko Nedjallkov para kohe incizoi albumin e tij të dytë prej autori. Edhe Hakan Gungor është njeri prej ekzekutuesve në këtë album. Mateos Coharidisi ka mbaruar studimet e muzikës në Britaninë e Madhe. Ai i bie lirës pontiake. Ideja ishte, që të prezantojmë bukurinë e muzikës ballkanike. Arti afron njerëzit dhe popujt. Kemi në plan me Orkestrën e Radios të japim koncerte edhe në vendet fqinje ballkanike.”
Klikoni këtu për ta ndjekur koncertin
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Zëri unik i Lili Ivanovës - ikona e muzikës bullgare, e cila ka emocionuar breza të tërë fansash për më shumë se gjashtë dekada , do ta kënaqë publikun e Plovdivit. Koncerti në “Qytetin е Kodravе”, siç është i njohur Plovdivi, do të..
Më 16 nëntor 2025 në orën 19:30 në katedralen katolike "Shën Jozefi" në Sofje do të mbahet një koncert barok, i dedikuar festës së mbrojtëses së muzikës kishtare – martires romake shenjtja Cecilia. Koncerti "Cantantibus organis" është pjesë nga një seri..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: BTA, arkiv, Facebook/ Yanka Rupkina (Zyrtare), arkiv personal