Më shumë hollësira rreth festivalit jep drejtoresha e tij muzikore znj. Jordanka Tuxharova: “Edhe sivjet do të mbahet një takim midis dirigjenteve mbi temën “Roli i këngëve ortodokse në shoqërinë bashkëkohore”. Po ashtu do të mbahen prova të hapura me dirigjentët dhe përfaqësuesit e koreve me rast të përvjetorit të 125-të nga lindja e Petër Dinevit. Ky i fundit ka kontribuar shumë në muzikën ortodokse në Bullgari. Në edicionin e sivjetshëm do të formohet një kor miks siç e bëmë vitin e kaluar. Pjesëmarrësit e festivalit do të këndojnë në kishat në Pomori, Nesebër dhe Burgas ku do të kryhen liturgji solemne. Në koncertin përfundimtar çdo kor do të prezantojë nga një vepër nga repertori i vetë.”
Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Ortodokse organizohet nën kujdesin e kryepeshkopit të Mitropolisë së Slivenit, Joaniki dhe të kryetarit të Bashkisë së Pomorisë, Ivan Aleksiev. Çdo vit kisha e Lindjes së Shën Marisë hap dyer për pjesëmarrësit dhe besimtarët e tjerë. “Gëzojmë përkrahjen e të atit Ivan Stojkov. E falënderoj po ashtu të gjithë sekretariatin në krye me doc. Dimitër Dimitrov”, tha znj. Jordanka Tuxharova.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Kur dy emra yjesh bashkohen në një duet, suksesi është i sigurt. Kështu ndodhi me këngën nga Miro dhe ALMA “Më shumë”, dhe me siguri i njëjti fat do të ndiqet edhe nga bashkëpunimi i tyre i dytë – “Atje”. Kënga është krijuar gjatë kampit krijues Sofia..
Një trio vokale, pjesë e rritjes së muzikës pop bullgare në agim të mijëvjeçarit të ri - "Antibiotika" - është rikthyer me një këngë të re. Edhe pse të shpërndara në pjesë të ndryshme të botës, Ani, Sillvija dhe Savina na prezantojnë "Duket si..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, Ansambli “Filip Kutev”, BTA