Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjashtë shtete në edicionin e XI-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Ortodokse në Pomorie

БНР Новини
Foto: orthodoxvoices.org

Çdo verë gjatë muajit qershor në pushimoren Pomorie mbahet Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Ortodokse. Sivjet është edicioni i XI-të i cili mbahet nga data 11 qershor deri më 15 qershor. Në aktivitetin marrin pjesë 23 kore të muzikës ortodokse nga Polonia, Ukraina, Rusia, Serbia, Maqedonia dhe Bullgaria.

Më shumë hollësira rreth festivalit jep drejtoresha e tij muzikore znj. Jordanka Tuxharova: “Edhe sivjet do të mbahet një takim midis dirigjenteve mbi temën “Roli i këngëve ortodokse në shoqërinë bashkëkohore”. Po ashtu do të mbahen prova të hapura me dirigjentët dhe përfaqësuesit e koreve me rast të përvjetorit të 125-të nga lindja e Petër Dinevit. Ky i fundit ka kontribuar shumë në muzikën ortodokse në Bullgari. Në edicionin e sivjetshëm do të formohet një kor miks siç e bëmë vitin e kaluar. Pjesëmarrësit e festivalit do të këndojnë në kishat në Pomori, Nesebër dhe Burgas ku do të kryhen liturgji solemne. Në koncertin përfundimtar çdo kor do të prezantojë nga një vepër nga repertori i vetë.”

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Ortodokse organizohet nën kujdesin e kryepeshkopit të Mitropolisë së Slivenit, Joaniki dhe të kryetarit të Bashkisë së Pomorisë, Ivan Aleksiev. Çdo vit kisha e Lindjes së Shën Marisë hap dyer për pjesëmarrësit dhe besimtarët e tjerë. “Gëzojmë përkrahjen e të atit Ivan Stojkov. E falënderoj po ashtu të gjithë sekretariatin në krye me doc. Dimitër Dimitrov”, tha znj. Jordanka Tuxharova.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Momçill Kosev

Këngëtari Momçill Kosev me një vështrim pozitiv drejt së ardhmes

E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e grupit janë të dashur jo vetëm për publikun, por edhe për një sërë yjesh vendas që bashkëpunojnë me..

botuar më 25-11-03 11.35.PD

Në vitin 2026 Bullgaria do të marrë sërish pjesë në konkursin muzikor “Evrovizion”

Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..

botuar më 25-11-03 10.27.PD

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: "Kohë Zbathur" – një kujtim fëmijërie

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR

botuar më 25-10-31 6.50.PD