Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zafayah dhe muzika e cila na mëson në dashuri, unitet dhe mirëkuptim

Foto: arkiv

Jetojmë në një kohë, në të cilën në skenën muzikore vazhdimisht paraqiten interpretues gjithmonë të rinj e të rinj. Jo pak prej tyre mbështetet tek sjellja provokuese dhe video skandaloze ndaj këngëve të veta. Disa dallohen nga e gjithë kjo. Popullariteti për këta artistë nuk është një vetë qëllim, ata nuk luftojnë që të mund të nisen në rrugë të ndryshme. Një zgjedhje të tillë bën dhe Pllamen Zafirov, i cili i mbetet besnik stilit të vet të dashur. Më i njohur me pseudonimin e tij artistik Zafayah, ai është një nga pionierët e kulturës reggae në Bullgari. “Më pëlqen të eksperimentoj dhe me elemente nga soul, hip-hop. Në projektet e mia të reja kam bërë kombinime interesante me muzikë etno dhe me stile të tjera”, tregon interpretuesi.

Mezi 7 vjeç, Pllamen bëri provat e tij të para të shkruajë këngë, i ndikuar nga babai i tij, i cili i binte kitarës. Kaloi vite të tëra me radhë në Suedi, ku u bë dëshmitar i lulëzimit të një skene shumë të fortë reggae. Aty ai ka pasur mundësinë të marrë pjesë në festivalin reggae në Upsalla. “Për herë të parë takova artistë, për të cilët kam ëndërruar t’i shikoj”, kujtohet Zafayah.

Ka njerëz, për të cilët ky stil nuk është thjesht muzikë, por filozofi e jetës. A duhet të bëhet ai një pjesë nga kultura pop bullgare ose të mbetet e paracaktuar për vlerësuesit?

“Reggae është një muzikë e masave – përgjigjet Zafayah. – Sa më shumë njerëz e dëgjojnë, kaq jam dhe më i lumtur. Ajo sjellë një mesazh të thellë social dhe jam i kënaqur nga fakti se, vazhdimisht hyn në hapësirën e medieae. Nuk do të bëhem trivial me shprehje si: Regga predikon idenë për barazi midis njerëzve, një luftë me korrupsionin... Çfarë kuptimi ka një mesazh në qoftë se nuk është i përkrahur me veprime? Disa nga interpretuesit e mi të dashur me të vërtetë mundohen të ndryshojnë botën në të cilën jetojmë dhe kjo më gëzon shumë.”

Në fund të vitit të kaluar, këngëtarja e njohur Maria Ilieva incizoi një këngë të përbashkët me Zafayah. “Kushti numër 1” shumë shpejt u ngjit në pozitat e para në klasifikimet. Si ka ardhur ideja, tregon përsëri Zafaja: “Doli se që të dy me Marien kemi punuar me të njëjtin producent – Janko Jankullov. Ai më dha idenë se, mund të bëjmë një projekt të përbashkët. Pas kësaj e mora vesh se, ajo sillet shumë pozitivisht për një kolaboracion eventual midis nesh. Sipas meje, kënga jonë doli e mirë. Projekte të ngjashme janë me dobi si për interpretuesit, ashtu edhe për publikun, sepse shumë njerëz më zbuluan në sajë të kësaj kënge. Nuk mendoj se, ajo është kompromis me kursin të cilin e kam ndjekur deri tani. Dëshira ime është që reggae të hyjë në sa mundet më shumë shtëpi, sepse kjo është ideja e muzikës.”

Më 20 qershor, jo larg nga Plovdivi, filloi Festivali “Wake Up”. Ai është mbase i pari në Bullgari, i cili i ofron skenë këtij stili për një natë të tërë”, tregon Zafayah, i cili u paraqit në ditën e fundit nga programi i forumit. Ja se mbi çfarë gjëje tjetër është e përqendruar vëmendja e muzikantit aktualisht: “Videoja ime e re është me një nga artistët reggae më të mëdhenj – Xhakustiks. Ai është nga Gjermania, por është një qytetar i vërtetë i botës. Ka jetuar në Afrikë, në Amerikën Jugore, ShBA. Në sajë të iniciativës sonë dhe të Institutit Goethe në Bullgari, bëmë një projekt, singëli i të cilit pilot do të dalë gjatë shtatorit. Quhet “The great forgettin”. Mendoj se videoja do të jetë shumë interesante, sepse në të ka mjaft animacion. Po kështu aktualisht po punoj dhe me producentin Bejs Kets nga “Platform Label” mbi një projekt i cili është një gjë krejtësisht e re për mua. Ai është drejtuar ndaj stilit dubstep. Pres që videoja të dalë shumë shpejt.”

Gjatë vitit 2006 Zafayah njihet dhe me një “ambasador” tjetër i reggae në Bullgari – Sen I dhe bashkohet ndaj grupit të tij “Root Souljah”. Bashkë themelojnë lejbëllin “Roots Rocket” dhe grupin me të njëjtin emër, në bazë të albumit të të cilit Zafayah punon në këtë moment. Në të do të përfshihen artistë nga Xhamajka, ShBA, Bullgaria...” Po punojmë mbi një këngë me bandën reggae më të njohur italiane “Mellow Mood”. Shpresoj që gjatë muajit shtator të xhirojmë edhe spotin”, tha muzikanti.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Më 24 maj, këngëtarja e njohur Lili Ivanova do të këndojë në Sallën “Olimpia” në Paris

Lili Ivanova do të këndojë për herë të dytë në sallën “Olimpia”. Koncerti parashikohet për më 24 maj 2026 dhe zhvillohet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev, njofton ekipi i këngëtares më të madh të muzikës bullgare pop. Lili Ivanova..

botuar më 25-11-18 1.44.MD

“Pa ty” – kënga e parë e përbashkët e Grupit “Horizont” dhe këngëtares Mariana Popova

Muzikantët e Grupit “Horizont” dhe këngëtarja Mariana Popova regjistruan një këngë të përbashkët – “Pa ty”. “E njohim Marianën që nga koha kur ajo këndonte në një grup shumë të fortë “Kokomania”. Që atëherë na është bërë e preferuara jonë – me..

botuar më 25-11-18 6.10.PD

Mary Boys Band feston 30 vjetorin me një orkestër të madhe simfonike

Eventi i radhës me të cilin grupi Mary Boys Band shënon 30-vjetorin e tij është një koncert me një orkestër të madhe simfonike në sallën “Bullgaria” në Sofje më 21 nëntor. Këngëtarja në grup, Maria Mutafçieva – Mary, pranon se kjo ka qenë një..

botuar më 25-11-17 6.00.PD