Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

D2 prezanton këngën e vet më të re “Mars” me videoklip

Më 26 janar rok-muzikantët nga grupi D2 do të prezantojnë në Sofje këngën e tyre më të re “Mars” dhe po kështu dhe video pranë saj.

Kitaristi Dimitër Kërnev, një nga krijuesit e formacionit, tregon hollësira:

Vetë kënga tingëllon në mënyrë hapësinore, është shumë melodike dhe në ndonjë farë mënyre –futuristike. Mendoj se, kjo e ka inspiruar Rushi Videnlievin-autor i tekstit, të shkruajë poezi me tematikë të përshtatshme. Ai është një nga artistët e mi më të dashur bullgar ëdhe një shkrimtar i talentuar i teksteve. Kënga jonë e mëparshme “Egoist” po kështu është në bazë të vjershave të tij. Ideja për këtë këngë lindi tek unë akoma gjatë dimrit të kaluar, por moti u keqësua menjëherë, ra dëborë dhe nuk kishte sesi të fotografojmë në mal. Vendosëm të presim, sepse donim shumë që fotografojmë në observatorin Kombëtar astronomik Rozhen. I jemi shumë mirënjohës ekipit të Observatorit, i cili na ndihmoi.


Me praninë e vet artistike në video merr pjesë dhe Radina Filipova – “hajmalia” e gjimnastikës ritmike bullgare.

Regjisori është Valeri Milev, me të cilin punojmë prej shumë viteve dhe jemi shok të mirë.

Në fund të muajit janar në Sofia Live Club, do realizojmë një koncert të madh, në të cilin do të këndojmë që të gjitha këngët tona më të bukura e të njohura deri në këtë moment. Në fund të programit do të prezantojmë dhe këngën “Mars”. Kemi ftuar dhe miq të posaçëm për këtë pjesëmarrje - Nija  Petrova, fituesja nga formati muzikor “Zëri i Bullgarisë”, si dhe bullgaren nga Beserabia e Ukrainës  Lili Semkova nga  edicioni i sivjetshëm të formatit ”Fermata”. Me të do të bëjmë interpretimin tonë të këngës “Ka dalë Deljoja hajdut”. Mendoj se programi është mjaft i larmishëm dhe shpresoj  se do të pëlqehet nga publiku.”

Pas këtij koncerti D2 fillon një turne kombëtare, e cila do të përfshijë 20 qytetet më të mëdha bullgare. Në çdo një prej tyre do të bëjnë koncert aq të madh, siç do të jetë ai i planifikuar në kryeqytet.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Opera botërore pret një rekord të ri nga bullgarja Sonja Jonçeva

Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e Maddalena nga “André Chénier” i Umberto Giordanos në La Scala të Milanos në vitin 2023 dhe në Operën..

botuar më 25-11-27 8.20.MD

Veselin Marinov me katër koncerte radhazi para publikut në Sofje

Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..

botuar më 25-11-25 8.10.PD
Kuadër nga filmi “Djali po largohet”

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: Kënga “Njerëz dhe rrugë” nga filmi i paharrueshëm “Djali po largohet”

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”

botuar më 25-11-21 6.55.PD