Më 26 janar rok-muzikantët nga grupi D2 do të prezantojnë në Sofje këngën e tyre më të re “Mars” dhe po kështu dhe video pranë saj.
Kitaristi Dimitër Kërnev, një nga krijuesit e formacionit, tregon hollësira:

“Vetë kënga tingëllon në mënyrë hapësinore, është shumë melodike dhe në ndonjë farë mënyre –futuristike. Mendoj se, kjo e ka inspiruar Rushi Videnlievin-autor i tekstit, të shkruajë poezi me tematikë të përshtatshme. Ai është një nga artistët e mi më të dashur bullgar ëdhe një shkrimtar i talentuar i teksteve. Kënga jonë e mëparshme “Egoist” po kështu është në bazë të vjershave të tij. Ideja për këtë këngë lindi tek unë akoma gjatë dimrit të kaluar, por moti u keqësua menjëherë, ra dëborë dhe nuk kishte sesi të fotografojmë në mal. Vendosëm të presim, sepse donim shumë që fotografojmë në observatorin Kombëtar astronomik Rozhen. I jemi shumë mirënjohës ekipit të Observatorit, i cili na ndihmoi.

Me praninë e vet artistike në video merr pjesë dhe Radina Filipova – “hajmalia” e gjimnastikës ritmike bullgare.

Regjisori është Valeri Milev, me të cilin punojmë prej shumë viteve dhe jemi shok të mirë.
Në fund të muajit janar në Sofia Live Club, do realizojmë një koncert të madh, në të cilin do të këndojmë që të gjitha këngët tona më të bukura e të njohura deri në këtë moment. Në fund të programit do të prezantojmë dhe këngën “Mars”. Kemi ftuar dhe miq të posaçëm për këtë pjesëmarrje - Nija Petrova, fituesja nga formati muzikor “Zëri i Bullgarisë”, si dhe bullgaren nga Beserabia e Ukrainës Lili Semkova nga edicioni i sivjetshëm të formatit ”Fermata”. Me të do të bëjmë interpretimin tonë të këngës “Ka dalë Deljoja hajdut”. Mendoj se programi është mjaft i larmishëm dhe shpresoj se do të pëlqehet nga publiku.”
Pas këtij koncerti D2 fillon një turne kombëtare, e cila do të përfshijë 20 qytetet më të mëdha bullgare. Në çdo një prej tyre do të bëjnë koncert aq të madh, siç do të jetë ai i planifikuar në kryeqytet.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Hite roku me tekste dhe mesazhe serioze me të cilat është rritur më shumë se një brez – kjo është ajo që gjejmë në albumin e ri të grupit "Faktor", të titulluar "Kundër Kohës". Dhe koha duket se po punon në favorin e tyre, dhe për më shumë se..
Konkursi i 8-të Ndërkombëtar i Violinës "Vasko Abaxhiev" do të mbahet në Sofje nga 20 deri më 23 nëntor me një interes rekord. Organizatorët nga Klubi i UNESCO-s "Leonardo da Vinci" - Sofje janë të kënaqur me 32 aplikimet e marra nga 14 vende,..
"Kështu është jeta" – kjo është motoja e koncertit më 19 nëntor, në të cilin kompozitori Stefan Dimitrov bashkon emra legjendarë si Bogdana Karadoçeva, Mihaill Bellçev, Vëllezërit Argirovi, Mimi Nikollova, Doni, së bashku me artistë të rinj, por..