Bashkëpunimi dypalësh dhe mundësitë për thellimin e tij ishin në qendrën e bisedimeve të Nënpresidentes Ilijana Jotova me ambasadorin e ri të Kinës tek ne Dong Xiaojun. Gjatë vitit 2019 Sofja dhe Pekini kremtojnë 70-vjeçarin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Kina e vlerëson lartë rolin e Bullgarisë në nismën “16+1” dhe në marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kinës, tha Xiaojun. Ishin nënvizuar perspektivat para investitorëve kinezë në vendin tonë. Gjatë vitit të kaluar Bullgaria është vizituar nga më shumë se 300 delegacione të biznesit nga Kina. Ambasadori falënderoi për përkrahjen nga ana bullgare për funksionimin e suksesshëm të Institutit “Konfuci”. Ai ishte impresionuar nga interesi i madh i bullgarëve për studimin e gjuhës kineze.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..