Është shpartalluar një grup kriminal ndërkombëtar, i cili ka tërhequr rreth 100 mln dollarë nga llogaritë e 40 000 viktimave, bëri të ditur BBC. Operacioni i Europolit për arrestimin e anëtarëve të grupit u zhvillua në Bullgari, SHBA, Gjeorgji, Moldavi dhe Ukrainë. Grupazhi ka infektuar kompjuterët e viktimave me virusin GozNym, i cili incizon të dhënat për bankimin online dhe aksesin te llogaritë. Një prej kriminelëve, i cili ka sulmuar llogari të ndryshme bankare, është ekstraduar nga Bullgaria në SHBA, ku do të dërgohet në gjyq.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..