2,5 miliona janë shoferët në moshë 18-75 vjeç, që rregullisht përdorin makinat e tyre në Bullgari, tha kryetari i Agjencisë Shtetërore të Sigurisë së Trafikut Rrugor Malina Krumova para prezantimit të indeksit të sjelljes së shoferëve “Safe Drive Index”. Vetëvlerësimi i shoferëve në anketën e zhvilluar për herë të parë në Bullgari gjatë vitit 2018 tregon 86,6 me vlerë maksimale të indeksit 100. Ngasja më e rrezikshme vlerësohet me 0. Shoferët bullgarë janë të mendimit se sjellja e tyre në rrugë nuk sjell rreziqe dhe pohojnë se aksidentet janë për shkak të pjesëmarrësve të tjerë në trafik. Kjo do të thotë se ata nënvlerësojnë rreziqet në rrugë dhe shpesh nuk i kuptojnë, komentuan pjesëmarrësit e ekipit që e ka organizuar anketën.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..