Iluzionistë, zhonglerë, klounë, muzikantë dhe artistë të tjerë të talentuar dëfrenin të vegjël dhe të mëdhenj gjatë Festivalit të parë të artit rrugor te ne, i cili u zhvillua më 18 dhe 19 maj në Bankja. Humori festiv ishte në harmoni me motin e mirë dhe me numrat në të hapur të pjesëmarrësve, të cilët ishin mbi 30 veta. Festivali filloi me një atraksion – artistët mbërritën me retro-lokomotivën “Gjysha Arusha”. Banuesit dhe vizituesit e qytetit patën mundësinë të dhurojnë mjete për një kauzë bamirëse – ndërtimi i stolave dhe i një vendi të posaçëm për shah dhe lojëra të ndryshme në Parkun Qendror në Bankja. Qëllimi i organizatorëve është që muzika, teatri, artet e cirkut dhe pantomima të bëhen pjesë e pandarë e Ditëve të Kulturës në qytet.
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...